Gërkovska: Askush nuk ka të drejtë të ndalojë ose kufizojë lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes

Liria e shprehjes, interesi publik dhe media e lirë janë prioritetet kryesore për një shoqëri. Ata nuk duhet të kërcënohen apo pengohen në asnjë mënyrë, ka njoftuar në profilin e saj në Fejsbuk, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska në lidhje me vendimin e gjykatës për rastin “Feroinvest kundër IRL-së”.

“Jam plotësisht kundër tentativave skandaloze për të diskredituar të drejtën e gazetarëve për të shkruar, alarmuar, kritikuar dhe shprehur dyshime. Profesioni i gazetarit duhet të jetë i pavarur, i lirë, i vetërregulluar nga organe dhe organizata mediatike autoritare, në përputhje me rregulloret ligjore dhe standardet gazetareske. Askush nuk ka të drejtë, as gjyqësori dhe as institucionet e tjera shtetërore të ndalojnë apo kufizojnë lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, të cilat garantohen me Kushtetutë”, shkruan në statusin e Fejsbukut të Gërkovskës.

Gjyqtarja Jovanka Spirovska Paneva e dënoi IRL-në për shpifje dhe fyerje në rastin “Feroinvest kundër IRL”-së për filmin dokumentar “Konspiracion kundër ajrit”. Vendimi thotë se IRL nuk është një media dhe mund të përballet me një ndalim të funksionimit.

Story i mëparshëm

“Më dëgjo deri në fund”, Azemi dëshiron t’i kërkojë falje Albës

Story i radhës

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Izraelin

Të fundit nga