Georgina shtyn drejt kthimit në Spanjë

July 22, 2022
1 minut lexim

Erik Ten Hag u përpoq të shuante çështjen e Cristiano Ronaldos, duke zbuluar praninë e një klauzole të fshehtë në kontratë, që e lidh portugezin me Manchester United deri më 30 qershor 2023. Një klauzolë që përmban opsion për zgjatje edhe një sezon tjetër.

Trajneri holandez është përpjekur me zgjuarsi ta zhvendosë fokusin nga ngjarjet aktuale, teksa një top-lojtar ende nuk iu është bashkuar bashkëlojtarëve për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm dhe që duket gjithnjë e më i largët.

Trajneri i ri i Manchester United është i vendosur për të hapur një cikël të ri në emër të një skuadre më të re dhe një futbolli modern, të frymëzuar nga loja e bukur, e cila kërkon vrapim dhe sakrifica edhe nga lojtarët më të mirë.

Megjithatë, Cristiano nuk lëshon deklarata zyrtare dhe përditësimet për të ardhmen e tij vijnë vetëm nga thashethemet se agjenti Jorge Mendes është shumë i zënë duke kërkuar destinacionin më të mirë për klientin e tij.

Afërsisht është e njëjta gjë që ndodhi tashmë një vit më parë, kur portugezi u largua nga Juventusi. Nga shtypi anglez, megjithatë, informacione më të sakta vijnë për vullnetin e Ronaldos, por edhe të partneres së tij Georgina, e cila do të kthehet në Spanjë.

Prandaj, përqasja më realiste është bashkimi me Atletico Madridin. Sipas asaj që Ben Jacobs raportoi në ‘CBS’, portugezi do të ishte i gatshëm ta shkurtonte pagën e tij deri në 30% për t’u vënë nën urdhërat e ish-armikut Diego Simeone, duke përqafuar gjithashtu dëshirën e të dashurës së tij për t’u kthyer e jetuar në Spanjë.

-30% padyshim që do të llogaritet mbi pagën e vjetër prej 31 milionë bruto dhe jo mbi atë të reduktuar tashmë me 25%, pas dështimit të Manchester United për t’u kualifikuar në Champions League. Sidoqoftë, edhe kjo sakrificë nuk do të mjaftonte për t’u bërë pjesë e skuadrës “colchoneros”.

Kjo sakrificë është ende shumë pak për arkat e ekipit të dytë nga Madridi, i cili është ende një nga klubet që, ndryshe nga Bayern Munich dhe PSG, nuk ia mbylli menjëherë derën Mendes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkup: I dehuri demolon 18 vetura në garazhën me kate (VIDEO)

Story i radhës

Çmenden dasmorët në një dasmë në Kosovë, futen bashkë me këngëtarin në pishinë për ta kallë atmosferën

Të fundit nga

ShkoLartë