Georgina Rodriguez u përfshi nga një valë e madhe gjatë pushimeve të saj këtë javë.
Influencuesja e rrjeteve sociale, 29 vjeçare, ndau në Instagram të premten një klip teksa po freskohej në det.
Ylli televiziv është parë në Itali dhe Portugali javët e fundit duke shijuar pushimet me të dashurin e saj, futbollistin Cristiano Ronaldo.
Në videon e fundit, Georgina dukej sensacionale me bikini jeshile teksa dilte nga uji, por shpejt u përpoq të mbante ekuilibrin pasi kushtet u bënë të paqëndrueshme.
E njëjta u përplas nga një sërë valësh, e cila në një moment u shfaq duke qeshur pasi u mbulua tërësisht nga uji.
Në videon në rrjete sociale, zeshkania shtoi në përshkrim: “Kur mendon se je e pathyeshme”.
Çifti kanë shijuar një udhëtim luksoz me jaht me fëmijët e tyre Alana Martina 5 vjeçe dhe Bella 13 muajshe.