george clooney detyrohet te evakuoj shtepine e tij ne france per shkak te zjarreve 6a6b741f88e13

​George Clooney detyrohet të evakuoj shtëpinë e tij në Francë për shkak të zjarreve

July 30, 2026
min lexim

George dhe Amal Clooney janë detyruar të evakuojnë shtëpinë e tyre në Francë për shkak të zjarreve të mëdha që po përfshijnë Evropën.

Familja katëranëtarëshe Clooney jeton në qytetin e Brignoles, në rajonin Provence-Alpes-Côte d’Azur të Francës.

Çifti, së bashku me binjakët e tyre 9-vjeçarë, Alexander dhe Ella, jetojnë në qytetin e Brignoles, në rajonin Provence-Alpes-Côte d’Azur, në juglindje të Francës. Aktualisht, shtëpia e tyre ndodhet në një nga zonat ku zjarret pyjore po përhapen me shpejtësi në Francë, Spanjë, Itali dhe Greqi.

Çifti njoftoi për evakuimin përmes një letre drejtuar kryetarit të bashkisë së Brignoles, gjë që u konfirmua edhe nga një përfaqësues i George Clooney.

“I dashur Didier, në këtë moment nuk kemi asnjë ide nëse shtëpia jonë e bukur do t’i mbijetojë këtij momenti të tmerrshëm,” thuhej në fillim të letrës.

“Ndërsa po evakuojmë Brignoles, duam të theksojmë dy gjëra: së pari, shpresojmë që ti dhe banorët e qytetit tonë të jeni të sigurt, dhe së dyti, Amal dhe unë jemi të përkushtuar që, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me fshatin tonë, ne jemi pjesë e këtij komuniteti dhe do të kontribuojmë për ta rindërtuar atë. Ne e duam Brignoles dhe miqtë tanë që jetojnë atje.”

Sipas AP, zjarret në Francë kanë përfshirë një sipërfaqe që është rreth katër herë më e madhe se ajo e Parisit, përcjell KosovaPress.

Sipas CNN, rreth 224,000 persona janë evakuuar prej rajonin Gironde të Francës, ndërsa edhe 3,000 të tjerë janë larguar nga rajoni Provence-Alpes-Côte d’Azur. Ndërkohë, në Spanjë janë evakuuar të paktën 63,152 persona. Në Greqi, sipas Reuters, zjarret kanë shkaktuar vdekjen e dy zjarrfikësve.

George, 64 vjeç, dhe Amal, 48 vjeçe, e kanë mbajtur gjithmonë jetën e tyre private larg vëmendjes publike. Megjithatë, në një intervistë për Esquire në tetor të vitit 2025, aktori foli për vendimin që rezidenca e tyre kryesore të ishte një fermë në Francë. George zotëron gjithashtu një pronë në Angli, një vilë pranë Liqenit Como në Itali dhe një tjetër pronë pranë familjes së tij në Kentucky.

“Një pjesë të mirë të fëmijërisë sime e kalova në një fermë dhe, si fëmijë, e urreja atë mënyrë jetese,” tha ai. “Por tani, për fëmijët tanë është ndryshe. Ata nuk rrinë gjithë kohën në iPad; darkojnë me të rriturit dhe pastrojnë pjatat e tyre pas ngrënies. Kanë një jetë shumë më të mirë.”

Ai pranoi se kishte qenë i shqetësuar për rritjen e fëmijëve në Los Anxhelos, mes kulturës së Hollywood-it.

“Mendoja se nuk do të kishin kurrë një mundësi të drejtë për një jetë normale,” tha ai. “Në Francë, njerëzit nuk u kushtojnë shumë rëndësi personazheve të famshëm. Nuk dua që fëmijët e mi të ecin gjithmonë të shqetësuar nga paparacit apo të krahasohen me fëmijët e tjerë të famshëm.”

Disa muaj më herët, në shkurt të vitit 2025, ai kishte deklaruar për The New York Times se kurrë nuk e kishte imagjinuar që shtëpia e tyre kryesore do të ishte në fshat, shkroi revista People.

“Kur u rrita në Kentucky, gjithçka që doja ishte të largohesha nga ferma dhe nga ajo jetë,” tha ai. “Tani jam rikthyer pikërisht në atë mënyrë jetese. Ngas traktorin dhe merrem me të gjitha ato punë. Është mundësia më e mirë për të pasur një jetë normale.”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania regjistron afro 10 mije vdekje te lidhura me nxehtesine deri ne mesin e korrikut 6a6b73520f71a
Lajmi i mëparshëm

​Gjermania regjistron afro 10 mijë vdekje të lidhura me nxehtësinë deri në mesin e korrikut

eurostat maqedonia e veriut me standardin me te ulet te jeteses ne evrope 6a6b780cc6f2a
Lajmi i radhës

Eurostat: Maqedonia e Veriut me standardin më të ulët të jetesës në Evropë

Të fundit nga

ShkoLartë