Të gjithëve na ndodh që reflektojmë pas shpenzimeve pa kriter në periudha kur gjendemi ngushtë për para.
Por ky nuk duket të jetë rasti i Gent Pjetrit. Në ‘Glamour Zone’, në Rtv Ora, ai ndau një qasje tjetër.
“Ç’të vë mend? Do të hyj në borxh, nuk është problem fare. Gjë e thjeshtë.
Më jep borxh dhe mbaroi. I thua ma vë te lista dhe mos e zgjat, muhabet i mbyllur” tha ai mes humorit.