Mediumet në Serbi kapen për çdo gjë në lidhje me shqiptarët sidomos me Republikën e Kosovës, duke ndërtuar gënjeshtra të sojit të tyre si gjithmonë të njohura për opinionin ndërkombëtar.
Kësaj radhe një farë mediumi Veçernj Novosti”, gjithmonë satelit i pushtetit – kuzhinës së Beogradit, që nga koha e kasapit Rankoviq, pastaj kriminelit Sllobodan Millosheviq, tani satelit i ish zëdhënësit të Milloshit, Aleksandër Vuçiq!
Ky medium lëshon një gënjeshtër të madhe, demek shqiptarët masivisht pushojnë së përkrahuri për kombëtaren e Argjentinës së Messit!
Mediumi serb e primitiv, le ta ketë të qartë, se shqiptarët brohorasin për kombëtaren e Kosovës, Shqipërinë dhe Zvicrën e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit.
“Shqiptarët pushojnë masivisht së brohoriturit për Argjentinën: fajin për gjithçka e ka skena nga Serbia!
Disa prej tyre nuk u pëlqeu që dhjetëra, qindra mesazhe argjentinase shkruanin: ‘Kosova është Serbi’.
Prandaj shqiptarët filluan t’i thërrasin bashkatdhetarët e tyre që para finales së Kupës së Botës që t’i rishikojnë tifozët e tyre ndaj argjentinasve, duke pasur parasysh qëndrimet që mbizotërojnë në atë vend të Amerikës së Jugut për Kosovën”, gënjen më të madhe mes të tjera ky medium serb i porositur nga kuzhina e Beogradit.
Madje sulmojnë edhe këngëtaren e famshme shqiptare Dua Lipa, duke shkruar: “Ajo ka promovuar idenë “Shqipëria e Madhe”, e cila do të përfshinte pjesë të territoreve të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”.
Mediave në Serbi, iu ka humbur rruga në oborr dhe nuk zgjedhin asnjë mjet tjetër, duke gatuar gënjeshtra e sajuar gjëra të paqena dhe ia plasojnë opinionit serb që as ai nuk u beson më, se janë lodhur me këto fantazi!