Gençovska do të parashtroj dorëheqje: Petkov bisedon me diplomatët e BE-së se si të anashkalohet vetoja ndaj RMV-së

June 9, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Jashtme bullgare, Teodora Gençovska tha për BTV se so do të parashtrojë dorëheqjen e saj në Parlament pasi ka mësuar se kryeministri Kiril Petkov ka zhvilluar negociata paralele se si të hiqte veto ndaj Maqedonisë së Veriut.
Në këto takime, siç thotë ajo, Petkov ka diskutuar me liderët evropianë se si të anashkalohet vetoja bullgare për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Ministria e Jashtme është një institucion perfekt. Pas çdo takimi ka transkripta. Ato kanë klasifikime të ndryshme dhe sipas përmbajtjes dhe mund të shfaqen nëse është e nevojshme”, tha Gençovska.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, konfirmoi për “BTV” se vërtet ka shënime për takimet e Kiril Petkovit me diplomatët evropianë për temën e Maqedonisë së Veriut.
Ajo komentoi se shënimet janë të klasifikuara dhe të mbajtura në ministri.
“Në këto takime është diskutuar se si të anashkalohet vetoja bullgare ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha ajo.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PSG tremb Interin, bën gati 60 milionë euro

Story i radhës

Chelsea vendos kushtet e rikthimit të tij në Milano

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë