Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, shprehet se gazeta “Bota sot” vit pas viti vazhdon të jetë një dritare e fuqishme për sportistët e Kosovës.
Sermaxhaj uron me përzemërsi 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke thënë se është gazetë me lajme të shpejta dhe korrekte.
“Vit pas viti, gazeta ’Bota sot’ vazhdon të jetë informimi më i shpejt e më korrekt për lexuesit e saj.
Roli i saj në sport vazhdon të jetë i fuqishëm duke mbështetur e promovuar sportistët e vendit tonë por edhe më gjerë.
Përveç saj asnjëherë nuk harron edhe brezat e shkuara të cilët kontribuan në sportin tonë, duke i përkujtuar vazhdimisht për sukseset e tyre edhe në kohët më të vështira.
‘Bota sot’ do të mbetet gjatë në mendjet e shumë sportistëve.
Urojmë e shpresojmë në suksese të mëtejme të gazetës ‘Bota sot’, uron Sermaxhaj.