gemini 2 5 pro permiresohet ndjeshem ne kodim 681b65653bcb9

Gemini 2.5 Pro përmirësohet ndjeshëm në kodim

May 7, 2025
1 minut lexim

Google I/O është konferenca vjetore e zhvilluesve ku kompania prezanton teknologjitë e saj më të fundit dhe është vetëm dy javë larg. Megjithatë kompania ka filluar të na japë një ide rreth asaj çfarë na pret gjatë atyre ditëve.

Ditën e Marte Google lançoi Gemini 2.5 Pro Preview, një version i Gemini 2.5 Pro i cili ka aftësi kodimi të përmirësuara ndjeshëm veçanërisht gjatë ndërtimit të aplikacioneve interaktive të uebit.

Përditësimi e bën modelin më të mirë në procese kodimi, siç është transformimi i kodit dhe editimit i kodit.

2 5 pro 05 06 benchmarks

Modeli ishte menduar të lançohej në Google I/O, por kompania vendosi ta sjellë përpara që të marër një përshtypje nga përdoruesit.

Si rezultat Gemini 2.5 Pro qëndron në krye të klasifikimit WebDev Arena me një pikësim Elo prej 147 pikësh, më lart sesa paraardhësi. Gjithashtu mori një rezultat prej 84.8 përqind në VideoMME.

Versioni i përditësuar është i disponueshëm në Gemini API për zhvilluesit dhe Google AI Studio dhe Vertex AI. Përdoruesit e zakonshëm mund ta aksesojnë përmes aplikacionit Gemini.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

hapet festa per shenimin e dites se evropes orav be projekti me i suksesshem per paqe ne bote 681b629097c29
Story i mëparshëm

​Hapet festa për shënimin e Ditës së Evropës, Orav: BE, projekti më i suksesshëm për paqe në botë

anulohet gara e drag race zbulohen arsyet 681b664f44c20
Story i radhës

​Anulohet gara e Drag Race, zbulohen arsyet

Të fundit nga

ShkoLartë