gega nuk kemi australiane ne var 6249d7001b5c2

Gega: Nuk kemi australianë në VAR!

April 3, 2022
1 minut lexim

Tre ndeshje në stolin e Skënderbeut, tre barazime për Skënder Gegën. Trajneri i ekipit korçar foli për “Gol pas Goli” në Supersport rreth barazimit 0-0 në Durrës, VAR-it dhe objektivit mbijetesë, me korçarët që mbajnë vendin e fundit me 20 pikë.

“Sot na mungoi fitorja. Erdhëm për të marrë maksimumin, por edhe Teuta, pavarësisht ulje-ngritjeve, është ekip kampion. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, toleruam në mesin e fushës. Do mundohemi të korrigjohemi.

Mungesat e Zguros dhe Berishës, skuadra e padisiplinuar? Presioni bën të vetën, edhe pse mundohem t’i qetësoj. Berisha pretendon që nuk ishte ai aktori i asaj që ndodhi.

Sondazhet thonë që njerëzit janë të bindur që Skënderbeu do rrëzohet nga kategoria? Shumë sondazhe nuk funksionojnë, si në gjithë botën. Më vjen që nuk funksionuam ndaj Kukësit, mund të merrnim maksimumin. Sot nuk e filluam mirë, gjendja e disa lojtarëve është e rënduar, nuk kanë pushuar.

Në pjesën e dytë bëmë maksimumin për të marrë më të mirën. Ne jemi në Shqipëri, por është normale që të bëhet progres Shqipëri. Është bërë progres, por gjyqtarët gabojnë, edhe ne gabojmë.

Në Korçë dëshiroja që gjyqtari ta shihte në VAR pretendimin tonë për penallti, kaq. VAR-i nuk bëhet me australianë, edhe ata të VAR-it duhet të jenë më të kujdesshëm.

Skënderbeu? Është një grup i brishtë, me lojtar të rinj. U jap besim lojtarëve, në stërvitje lojtarët kanë shfaqur atë që dua, por në ndeshje është ndryshe. Do të dalim dinjitozë nga ky kampionat, është një sport ku i jepet dora më të fortit”, deklaroi Gega.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

cfare thote shkenca sa ore ne jave do te duhej te punonim 6249d6fbd49f5
Story i mëparshëm

Çfarë thotë shkenca? Sa orë në javë do të duhej të punonim?

tottennham nuk kursen newcastlen i shkakton humbje te rende 6249d89dc3dc0
Story i radhës

Tottennham nuk kursen Newcastlen, i shkakton humbje të rëndë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë