Gega me shumë mungesa

April 10, 2022
1 minut lexim

Skënderbeu me një këmbë në Kategorinë e Parë dhe Tirana një hap larg titullit kampion, përballen në Korçë në sfidën e vlefshme për javën e 28, ose e para e fazës së fundit të Superiores.

Korçarët e Skënder Gegës vijnë me mungesa të shumta dhe kanë detyruar trajnerin të bëjë jo pak ndryshime në formacion, duke nisur nga porta e deri në majë të sulmit, megjithatë synimi është marrja e fitores, për të mbajtur ende gjallë shpresën për mbijetesën.

Nga ana tjetër, Orges Shehi nuk ka kursyer asnjë nga titullarët, pasi dëshiron të përfitojë nga ndalesa e radhës e Laçit dhe të mbyllë sa më shpejt llogaritë e titullit kampion.

Formacionet zyrtare:
Skënderbeu (4-3-3): Ruçi; Frashëri, Vitija, Shehi, Sadriu; Dwumfour, Jean Victor, Moraes; Vrapi, Mara, Pusi
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismailgeci; Toli, Totre, Limaj; Xhixha, Seferi, Devid.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mozzik shkon në Hagë, takon Veselin, Thaçin dhe Haradinajn

Story i radhës

Sali Berisha publikon videon e rrallë të Edi Ramës me sëpatë në dorë

Të fundit nga

ShkoLartë