Skënder Gega nuk është më trajner i Kukësit. Tekniku 58-vjeçar ka lajmëruar largimin përmes një fotoje ku i ka falënderuar të gjithë, për eksperiencës së dytë që pati me verilindorët.
Gega bëhet i trajneri i dytë pas Renato Arapit, që largohet këtë sezon, pas vetëm 4 javësh kampionat. Paraqitja e Kukësit në këto javë të para ishte shumë larg pritshmërive me kuksianët që nuk morën më shumë se dy barazime ndaj Tiranës dhe Teutës, ndërsa u mundën nga Vllaznia dhe Kastrioti.
Në eksperiencën e parë Gega e drejtoi skuadrën për 15 ndeshjes, ndërsa edhe aventura e dytë gjithashtu nuk rezultoi e suksesshme. Ekipi i Kukësit asnjëherë në dekadën e fundit nuk ka qenë në një pozitë të tillë, teksa pas 4 javësh të pozicionohet në vendin e fundit të renditjes me vetëm dy pikë.
Presidenti i nderit Safet Gjici pati mëngjesin e së shtunës një mbledhje me stafin teknik dhe lojtarët, ku u analizua paraqitja e skuadrës në këtë fillim sezoni, ndërsa pak orë më vonë trajneri Gega ka marrë përgjegjësitë duke dhënë dorëheqjen verilindorët.
Klubi menjëherë do të vihet në lëvizje për të gjetur pasuesin e 58-vjeçarit, në mënyrë që skuadra të përgatitet për takimin e radhës që do të jetë në “Kukës Arena” ndaj Partizanit.