Tirana e këtij sezoni është shumë larg rivalëve të tjerë dhe duket si të jetë Bayern Munchen në Bundesligë. Bardheblutë arritën që të fitojnë me shifrat 0-4 falë spektaklit të Taulant Seferit.
Në minutën e 34 sulmuesi dhuroi spektakël ndaj portierit Ruci duke e dribluar në dy raste, për ta dërguar topin te Xhixha që me portën e boshatisur gjeti golin. Ndërkohë në të 67 pas një skeme të goditjes së dënimit, Xhixha mori topin dhe pasoi në qendër, atje ku Totre dyfishoi rezultatin.
Në fushë do të hynte edhe Nikqi që me vetëm gjashtë sekonda në fushë mori një pasim të mrekullueshëm nga Seferi, me 17-vjeçarin që tundi rrjetën. Për të përmbyllur shifrat e thellë mendoi sërish Seferi. Nga krahu ky lojtar ishte i papërbajtshëm duke e detyruar Frashërin që edhe mes inatit t’i ndërhynte keqazi në zonë. Nga 11-metrat dhe topi gjen rrjetën, Skënderbeu nis të mendojë seriozisht për Kategorinë e Parë.
Gega, tha: Ndihem keq nga humbja. Kam ardhur këtu për të bërë punën time. Kishim disa mungesa ndaj Tiranës dhe dëshira për të bërë një hap më të madh se duhet, ndikoi. I tillë është futbolli. Më vjen keq, por kaq ishin forca tona. Mbijetesa e pamundur? Edhe kur luhet në kalçeto kërkohet më e mira. Kur dëgjova zërat se Tirana do të zbuste marshin ndaj nesh, sinqerisht nuk e doja dhe nuk e pëlqeja. Kam ardhur për të dalë me kokën lartë nga këtu.