“Çdo iniciativë që do të mund të ishte kthim prapa dhe me këtë edhe pengesë në rrugën e vendit drejt eurointegrimeve, do të duhet të shmanget”.
Kjo është përgjigja e euroambasadorit në Shkup David Geer, për iniciativën e OBRM-PDUKM-së për organizimin e referendumit kundër Marrëveshjes me Bullgarinë. Ai tha se Bashkimi Evropian nuk e shikon mirë iniciativën e OBRM-PDUKM-së për shpalljen e referendumit kundër Marrëveshjes me Bullgarinë.
Geer për “360 shkallë” tha se “marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë thelbësore e procesit të anëtarësimit dhe BE-ja ka thënë disa herë se Marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, si dhe Marrëveshja e Prespës, duhet zbatuar me frymë të mirë nga të gjithë”.
“Çdo iniciativë që do të mund të ishte kthim prapa dhe me këtë edhe pengesë në rrugën e vendit drejt eurointegrimeve, me të vërtetë do të duhet të shmanget”, theksoi Geer.