Geer nuk sheh mundësi për ndryshimin e kornizës, Murtezani: Do të ketë ndryshime Kushtetuese, fillojmë bisedimet

July 1, 2024
1 minut lexim

Euroambasadori Dejvid Geer, pret që euro integrimi të mbetet lartë në agjendën politike të Qeverisë së re. Në linjë të njëjtë me ambasadoren Anxhella Ageller, Geer përsëriti se nuk ka mundësi për ndryshimin e kornizës negociuese për Maqedoninë, gjë për të cilën insiston pushteti i ri.

Çdoherë kam qenë shumë i qartë në lidhje me marrëveshjen e arritur më korrik të vitit 2022, që rezultoi me hapjen e procesit të negociatave aderuese dhe procesin e skriningut. Nuk shohë mundësi për ndryshimin e kornizës negociuese dhe ajo pozitë mbetet e pandryshuar dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Dejvid Geer – Euroambasador.

Ministri për çështje europiane, Orhan Murtezani, siguroi se do të ketë ndryshime kushtetuese.

Natyrisht që do të ndodhin ndryshimet kushtetuese“, tha Orhan Murtezani – ministër pë Çështje Europiane.

Murtezani thotë se së shpejti do të fillojnë edhe bisedimet thelbësore, si në Qeveri, ashtu edhe në Union, që të gjendet mënyrë për realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Ai problemin e identifikoi në protokolin Dypalësh nga Marrëveshja me Bullgarinë.

E mira është që nuk ka dilema për anëtarësim të vendit në BE dhe rrugën euroatlantike. Ajo që kontestohet është Protokolli që buron nga korniza negociuese. Natyrisht se në bisedime dhe negociata të afërta me BE-në dhe me Qeverinë do të shohim se cila është zgjidhja më e mirë“, shtoi ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani.

Ministri tha se procesi tani për tani nuk ka pasur sukses për shkak se paraprirësit e kanë shtyrë  pa siguruar konsensus të gjerë nacional, përkatësisht pa e kyçur VMRO-DPMNE-në. Sipas Murtezanit, pa marrë parasysh se kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, administrata nuk duhet të presë për zbatimin e reformave.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vinca: Një natë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë, Thaçi shkoi te Kadare në Paris, i tha “nëse më shpallin tradhtar, a më mbron?”

Story i radhës

Filipçe, kryetar i ri i LSDM-së – Mickoski: Uroj punë të mbarë dhe të jenë opozitë konstruktive

Të fundit nga

ShkoLartë