Geer: BE mbështet fuqishëm ndërtimin e Korridorit 8

February 18, 2022
1 minut lexim

Bashkimi Evropian mbështet fuqishëm Republikën e Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e Korridorit 8, kështu deklaroi, shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, ambasadori David Geer gjatë vizitës në komunën Kriva Pallankës me rastin e datëlindjes së parë të Europe House Kriva Pallank.

“Si Bashkim Evropian me padurim e presim të filloj të ndërtohet edhe pjesa e parë dhe e dytë e hekurudhës në Korridorit 8, hekurudha drejtë Bullgarisë dhe duhet të theksoj se me mjetet nga Banka Evropian Rindërtim dhe Zhvillim edhe me grant nga Bashkimi Evropian do të ndërtohet udhëkryqi Kumanovë – Belakovcë – Kriva Pallankë, derisa tanimë punojmë në mënyrë intensive për gjetjen e mënyrave për ndërtimin e pjesës së tretë, Kriva Pallankë – Vendkalimi Kufitar “Deve Bair” me Republikën e Bullgarisë”, tha shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, David Geer.

Geer gjatë qëndrimit të tij në Kriva Pallankë kishte takime edhe me kryetarin e Komunës Sashko Mitovski, me të cilën ka diskutuar për mënyrën e mbështetjes së komunës nga ana e fondeve të BE-s.

Me këto mjete deri më tani janë realizuar projekte në vlerë prej pesë milion euro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkarkohet drejtoresha e fondit pensional, ja kujt do t’i takojë pozita

Story i radhës

Canada Tests New Measures on Freezing Crypto Funds (UPDATED)

Të fundit nga

ShkoLartë