Geci për Jakup Krasniqin: Ka përshëndet me grusht, qashtu qysh është apet e du

October 22, 2024
min lexim

Fadil  Geci tha se ka shumë respekt për Jakup Krasniqin por që kanë pasur ideologji të ndryshme e që tashmë i akuzuari përshëndeste edhe me grusht.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Jakupit përmes avokati Aiden Ellis, dëshmitari tha se sërish e donë të akuzuarin ashtu siç është.

“Shumë kam respekt. Unë e kam dasht Jakupin, por ka pasur bindje tjetër dhe me grusht ka përshëndet. E ka pas mendimin. Ideologji e ka, ideologji edhe nuk mun ja hjek, qashtu iu ka shpërla tru… Qashtu u kanë i mirë, qysh osht apet e du”, tha Geci, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Megjithatë, Geci tha se mendon që Jakup Krasniqi për vëllezërit Geci ka shkruar gabim. Ai tha se nuk ka biseduar më Krasniqin për arsyet e largimit të tij nga LDK-ja.

Dëshmitari tha se Krasniqi ka qenë në një organizatë marksiste-leniniste e cila ka qenë më pas e konvertuar në LPK e në organizata të tjera që për rrjedhojë kanë pasur përshëndetjen me grusht.

“Me metoda marksiste-leniniste është vepru. Me t’i vra shokët. M’u kanë vra gjashtë shokë në Drenicë, mu kanë vra mu. Nuk me lanë me fol hiç. Njerëz më të mirë të mundshëm mu kanë vra. Haki Imeri është vra, Xhafer Behrami është vra, u qëllu Bahtir Kastrati, një burrë i fortë i asaj ane. Ismet Rrahmani është vra”, tha dëshmitari.

Tutje, dëshmitari iu drejtua të akuzuarit duke i thënë se nuk është dashur që të dal kundër familjes së tij.

“Nuk është dashtë Jakupi kundër Vëllezërve Geci. Pse bre Jakup këshu me ba? Pse kundër vëllezërve Geci që të kanë neru shumë e të kanë respektu shumë e kanë ba për ty shumë? Pse me shkur aty çka nuk është në histori  e me shkru? Ti e din që ato tubime i ka organizu LDK-ja dhe UÇK-ja. Ka mujtë me dal veç në Llaushë, aty ku e kanë organizu vëllezërit Geci me krejt Llaushën edhe Prekazin e jo në Qirez e Likoshan! Ke ba gabim Jakup”, tha dëshmitari.

Dëshmitari u betua me jetë se çfarë është duke thënë është fakt. Kjo deklaratë e tij erdhi pasi avokati Ellis tha se janë të interesuar për fakte dhe jo për deklarata politike.

Në kundërpyetjet e Mishetiq, dëshmitari tha se Gani Geci është një shpirt i pastër dhe si rrjedhojë avokati ia prezantoi atij një video ku shihej që në një takim të LDK-së, ku Gani Geci ishte përfshirë në një incident.

“E ka shpirtin ma të pastër çka janë kanë mrena qaty, këtu u kanë publike. Ka reagu paq e pastër për me ruajt diçka. Mos shkatërroni iu ka thanë. Njerëzit që kanë dashtë me shkatërru dihet tash e ai person që e ka shkatërru LDK-në në këtë formë është Fatmir Sejdiu që do të merr përgjegjësi historike se ka pas marrëveshje me këta për me ardh vetë e me u ba kryetar e me i marrë përsipër të gjitha dhe ka shkatërru LDK në marrëveshje me Hashim Thaçin dhe i kanë bë bizneset ku me shku e çka me ba”, tha Geci.

Ai shtoi se  personi tjetër që ka dashur që të shkatërroj LDK-në ishte edhe Sabri Hamiti.

Ndërsa, Mishetiq i prezantoi dëshmitarit një dokument tjetër ku tregonte se Fadil Geci ishte përfshirë në një përleshje fizike me Gani Kocin.

“Jam shty me Gani Kocin dhe i kam thanë se me ka thanë ‘kena me ju vra tanve’. Bon vaki ia kom hi edhe ma shumë. Unë nuk kom kajt, ai ka kajtë. Unë nuk kam kajtë”, tha Geci.

Me kaq përfunduan pyetjet e Mishetiq për këtë dëshmitar. Ndërsa, mbrojtja e Selimit he Rexhepit nuk patën pyetje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U arrestua me urdhër të SPAK, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dalin nesër para togave të zeza në GJKKO!

Story i radhës

Pse këto 2 shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të dramave?

Të fundit nga

ShkoLartë