Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

May 31, 2022
1 minut lexim

Lista e vendeve të bojkotuara nga kompania shtetërore ruse Gazprom po bëhet më e gjatë. Tani kësaj liste iu shtua edhe Holanda.

Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror për Holandën. Shkak për këtë ndërprerje është refuzimi i koncernit Gasterra për të paguar në rubla.

Pas këtij refuzimi Gazprom-i deklaroi se Holanda nuk do të furnizohet me gaz duke nisur nga data 31 maj 2022. Sipas të dhënave të koncernit holandez dy miliardë metra kub gaz, që ky Gasterra donte t’i blinte deri në tetor nga Gazprom janë porositur tani nga furnizues të tjerë.

Image

Foto ilustrim

Pas fillimit të luftës agresive në Ukrainë presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një urdhër, sipas të cili vendet “jomiqësore” që importojnë gazin rus duhet t’i paguajnë  në të ardhmen faturat e tyre në rubla. Rreth një javë më parë Rusia ndërpreu furnizimet me gaz për Finlandën. Në prill Rusia kishte pezulluar edhe furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë.  Bashkimi Evropian e akuzon Moskën për “shantazh”./DW

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Italia vendi favorit për organizimin e Euro 2032

Story i radhës

U përmend edhe Kosova, të njohurat dhe të panjohurat pas bisedës mes Vuçiçit dhe Putinit

Të fundit nga

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Gjilan

Operatori i Sistemit, Transmisioni dhe Tregut (KOSTT), njofton se furnizimi me energji elektrike në Gjilan është rikthyer pas përfundimit të punimeve në asetet 110 kV në Nënstacionin Gjilani 1. “Punimet, të cilat
ShkoLartë