gazment bardhi prodhimi bujqesor dhe blegtoral ka nje renie dramatike pd ja do ti mbeshtese fuqimisht 67e567dcde28f

Gazment Bardhi: Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka një rënie dramatike! PD-ja do t’i mbështesë fuqimisht

March 27, 2025
min lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se PD do të ofrojë mbështetje të fuqishme për fermerët, duke theksuar se zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk do t’ia dijë për sakrificën e tyre.

Bardhi u shpreh se prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka pësuar një rënie dramatike, ndërsa produktet kanë mbetur stok, teksa theksoi se ka një rënie të krerëve të bagëtive me 62%.

“Për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, nuk ka asnjë rëndësi mundi, sakrifica apo vështirësitë e fermerëve. Ata shohin vetëm pamjen e jashtme të produkteve shqiptare, ndërkohë që fermerët i kanë lënë vetëm dhe pa asnjë mbështetje”, deklaroi ai.

Postimi i plotë:

ZOTIMI YNË PËR FERMERËT: “MADE IN ALBANIA”, RRITJE E MADHE E PRODHIMIT BUJQËSOR DHE BLEGTORAL, MBËSHTETJE E FUQISHME PËR FERMERËT DHE SUKSESIN E TYRE.

Për Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, nuk ka asnjë rëndësi mundi, sakrifica apo vështirësitë e fermerëve. Ata shohin vetëm pamjen e jashtme të produkteve shqiptare, ndërkohë që fermerët i kanë lënë vetëm dhe pa asnjë mbështetje. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka një rënie dramatike dhe produktet mbeten stok dhe të pa shitura. Numri i krerëve të bagëtive është ulur me 62 përqind krahasuar me vitin 2013.

Për ti dhënë fund kësaj situate dhe për të qenë çdo ditë në mbështetje të fermerëve, qeveria e PD pas 11 Majit do të:

✅ Subvencionojë për çdo njësi prodhimi, kokë bagëti dhe fidan të blerë fermerët dhe rritje për këtë qëllim e fondit të subvencionimit direkt të fermerëve nga 0.5 përqind e shpenzimeve buxhetore, në 3.5 përqind sa është niveli mesatar i rajonit.

✅ Karta e ID do jetë NIPT-i i fermerit, mbështetje direkte, subvencion për sipërmarrësit në fushën e bujqësisë, ku çdo fermer do identifikohet me një NIPT.

✅ TVSH-ja në sektorin e përpunimit të prodhimeve bujqësore do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje, kështu që paratë do shkojnë direkt tek fermeri dhe jo tek grosisti.

✅ Nafta do të subvencionohet gjer në nivelin e kostos.

✅ Subvencionim i normave të interesit deri në masën 80 përqind për kreditë bankare në fushën e bujqësisë.

✅ Zhvillimi i infrastrukturës bujqësore do mbështetet nga investime thelbësore veçanërisht në ujitje dhe kullim ku çdo vit do investohen një shumë rreth 70 milionë dollarë me qëllim dyfishimin në katër vite të sipërfaqjes së ujitjes.

✅ Kompensim financiar me çmim dysheme për stokun e prodhimit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut dhe incentivim në ngritjen e industrisë agroushqimore për absorbimin e këtij stoku dhe shmangien e asgjësimit të këtyre produkteve.

✅ Voto nr. 1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. 🇦🇱✌️

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

edhe tre te lenduar nga zjarri ne kocan jane derguar ne qendren klinike universitare ne nish 67e56277713e2
Story i mëparshëm

Edhe tre të lënduar nga zjarri në Koçan janë dërguar në Qendrën klinike universitare në Nish

kerkesa e riperseritur e vuciqit per asociacionin njohesit zbulojne planet ja pse e permendi kete gje ne takim me sorensen 67e5713c8b5c3
Story i radhës

Kërkesa e ripërsëritur e Vuçiqit për Asociacionin/ Njohësit zbulojnë planet: Ja pse e përmendi këtë gjë në takim me Sorensen!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë