Gazment Bardhi: Ja kush e vendos se kur mbaron mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese

December 14, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi komentoi edhe mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Bardhi deklaroi se kryetari i Gjykatës së Lartë, me deklaratën që ka bërë për mediat, ka tejkaluar kompetencat. Ai tha se organi përgjegjës që vendos se kur mbaron mandati i kryetares së GJK është Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi u shpreh se vendimet e GJK janë të pakundërshtueshme.

“Ajo që kam parë me shqetësim është konflikti i kompetencave mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kryetari i Gjykatës së Lartë me njoftimin që ka kryer, ka tejkaluar kompetencat e Kushtetutës. Nuk mundet që kryetari i Gjykatës së Lartë të thotë “se unë mendoj se ka mbaruar mandati i një anëtareje të GJK”. Në rastin konkret, kryetari i GJL nuk mund të dalë në përfundim se kur mbaron mandati i anëtares së Gjykatës Kushtetuese. Se kur u mbaron mandati i Zaçkës, i takon Mbledhjes të Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe askujt tjetër, as Kuvendi.

Politika nuk duhet të ndërhyjë në këtë debat. Mandati mbaron me afat, duke marrë parasysh se kur bëhet betimi. Kjo situatë mund të kthehet në një precedent, ku vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk merren më për bazë. Por, vendimet e GJK nuk duhen kundërshtuar”, tha Bardhi në emisionin “Log” në News24.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës: Policët janë jashtë rrezikut për jetë

Story i radhës

Arsenal do Wirtz, Leverkusen ngre “bllokadën” 150 milionë euro

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë