gazmend aliu drejtor i institutit per standardizim ne jubileun e arte te shknm se 6a3077a059df1

Gazmend Aliu, drejtor i Institutit për Standardizim, në Jubileun e Artë të SHKNM-së

June 16, 2026
1 minut lexim

Më 12 qershor 2026, në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup, u mbajt mbledhja solemne me rastin e Jubileut të Artë “50 vjet SHKNM – Shoqata e Konstruktorëve të Ndërtimit të Maqedonisë, udhëheqës në konstruksionin ndërtimor”, me të cilën u shënua gjysmë shekulli nga themelimi dhe veprimtaria e Shoqatës.

Në këtë ngjarje morën pjesë Gazmend Aliu, drejtor i Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRMV), si dhe Sonja Çerepnalkovska, udhëheqëse sektori në Institut.

Në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet Institutit dhe Shoqatës së Konstruktorëve të Ndërtimit të Maqedonisë, ISRMV-së iu nda mirënjohje si mbështetës shumëvjeçar i SHKNM-së, të cilën e pranoi drejtori Gazmend Aliu.

Pjesëmarrja në këtë jubile dhe mirënjohja e pranuar dëshmojnë përkushtimin e Institutit për Standardizim në mbështetjen e zhvillimit profesional, avancimin e standardeve teknike dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin inxhinierik dhe ndërtimor në vend.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nga amerika ne shqiperi iliri surprizohet nga kengetarja e njohur 6a3074feca81b
Lajmi i mëparshëm

Nga Amerika në Shqipëri, Iliri surprizohet nga këngëtarja e njohur

neser pa rryme disa fshatra te tetoves 6a3078ed4aeb3
Lajmi i radhës

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë