Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun dhe aleatin e tij rus Vladimir Putin, të cilin e ka falënderuar për “atë që ai e ka siguruar se Rusia do të furnizojë Serbinë mjaftueshëm me gaz për dimër.”
Vuçiq në një video-adresim në Instagram tha se “nuk kishte biseduar me Putin për pothuajse dy vjet e gjysmë dhe se sot kanë pasur një bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë”.
Ai shtoi se kanë biseduar edhe për çështje bilaterale ekonomike dhe politike.
“Shpreha shpresën, ashtu sikurse dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiq duke hedhur kështu poshtë thirrjet e vazhdueshme të BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës zyrtare për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë, në shkurt 2022.
Burimi: botasot.info