Gazetarja zbulon detaje nga megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar: Mes tyre, një vajzë shtatzënë dhe një 74-vjeçar

September 14, 2023
1 minut lexim

Të tjera detaje kanë dalë pas megaoperacionit antidrogë “Tempulli” të zhvilluar gjatë ditës së sotme, ku në pranga ranë mbi 200 persona në të gjithë Shqipërinë.

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në emisionin “Open” në News24 ka zbuluar se në mesin e të arrestuarve për shitje droge ka qenë edhe një vajzë shtatzënë dhe një i moshuar mbi 74-vjeç.

Sipas saj, ky operacion ka goditur kryesisht shpërndarësit e drogës, po jo përgjegjësit kryesorë të trafiqeve.

“Një vajzë shtatzënë dhe 3 të tjera janë përfshirë në shitjen e drogës dhe janë arrestuar gjatë operacionit antidrogë. Një burrë mbi 74 vjeç ishte përfshirë po ashtu në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Çmimi i kokainës në vend ka rënë, sepse ka magazina me shumicë që nuk është shitur. Pastërtia e kokainës sipas ekspertëve shkon deri në 90%. Fakti që shitet lirë tregon se në Shqipëri mund të gjendet më kollaj.

Operacioni ka nisur muaj më parë. Janë fotografuar dhe përgjuar momentet e blerjes së drogës nga persona të infiltruar. Shumica e të arrestuarve janë shpërndarës droge, por jo përgjegjësit kryesorë”. u shpreh ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsenali shumë afër dy marrëveshjeve të reja

Story i radhës

Substanca e Ëmbël që ju Duhet për të Rregulluar Tretjen Problematike

Të fundit nga

ИГРАЈ СО НАЈДОБРИТЕ: ВИДЕОЛОТАРИЈА ВО 2024 ИЗДВОИ 44.980.779 ЗА СПОНЗРСТВА И ДОНАЦИИ

Под слоганот „Играј со најдобрите“, Видеолотарија Касинос Австрија и во 2024 со буџет од 45.980.779 денари, продолжи да ја гради својата стратегија за општествена одговорност. Под слоганот „Играј со најдобрите“, Државна видеолотарија

Kaderi feston sot ditëlindjen

sh-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj feston sot ditëlindjen. Ajo ka marrë shumë urime në rrjete sociale, disa prej të cilave i ka rishpërndarë në llogarinë e saj në
ShkoLartë