​Gazetarja Ulpiana Emra sulmohet në finalen e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës, reagon AGK

September 17, 2023
1 minut lexim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me lajmin për sulmin ndaj gazetares së ArtMotion, Ulpiana Emra.

Sipas një komunikate të AGK-së, Emra është sulmuar nga tifozët derisa po raportonte në finalen e Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës.

Raportohet se gazetarja është sulmuar me shishe nga tifozët në tribunë, dhe ka marrë lëndime në trup.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon këtë sulm ndaj koleges Emra, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës që sa më parë të identifikojë sulmuesin/it, dhe t’i sjellë pranë drejtësisë ashtu që të marrin dënimet konform ligjit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti: Luftë “naciste” ndaj meje dhe BDI-së, u pengon forca e shqiptarëve në pushtet

Story i radhës

Policia dhe RENEA blindojnë Vlorën/ Shoqërohen pesë persona, sekuestrohen edhe armë

Të fundit nga

ShkoLartë