Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë, ku tri gra janë vrarë dhe tri të tjera kanë mbetur të plagosura nga i njëjti autor që është Ramadan Hutra.
Gazetarja e ABC News, Etleva Delia tha se e gjithë ngjarja ndodhi për 30 minuta dhe krimet u kryen në tri lokacione të ndryshme.
“Sot ishte një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë, tri ngjarje me tri viktima prej 30 minuta në tri zona të ndryshme të Tiranës. Ai ishte dënuar më parë dhe kishte vrarë më parë, por ishe dënuar me dënim të pakuptimtë”, tha ajo.
Deliu, mes tjerash, tha se Hutra ka mbajtur 16 vjet burgim për vrasjen e ish-gruas së tij teksa së fundmi mbajti 8 muaj burgim për dhunë ndaj ish të fejuarës së tij të cilën e ka plagosur këtë të mërkurë.
“Kishte pak ditë që ishte liruar nga burgu që kishte dënuar burgim minimal për dhunë në familje dhe ishte dënuar me 8 muaj burg. Sistemi jonë i drejtësisë është fajtor që i lë në lirim njerëzit që përsëritin krimet”.
Gazetarja nga Shqipëria, mes tjerash, bëri të ditur se tri të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime të rënda dhe njëra prej tyre është edhe shtatëzënë.