Gazetari: Pse arrestimi i Berishës e ka shqetësuar Ramën

January 4, 2024
1 minut lexim

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ku u shpreh se kryeministri Rama, mezi po e mban zemërimin e tij kundrejt drejtësisë, SPAK dhe GJKKO.

Sipas tij kryeministri tashmë me vendosjen në arrest shtëpie të ish-kryeministrit Sali Berisha mund të ketë filluar të mendojë se në të ardhmen mund të gjendet në të njëjtin pozicion me tënd ndaj po përpiqet që të forcojë pozitat e tij politike.

“Mendoj se ai me zor po e mban zemërimin brenda vetes së tij. Zemërimin ndaj drejtësisë ndaj SPAK dhe GJKKO-së që ai mendonte se mund ti presiononte, kjo nuk mohonte se Beqja dhe miqtë e tij më të afërt jo vetëm në politikë por edhe jashtë saj po hetohet dhe po shkon drejt një akuze zyrtare shumë shqetësuese për të.

Fakti që zoti Berisha është në këtë situatë mund  ta bëjë që t’i shkojë në mendje që një ditë mund të jetë ai në të njëjtin pozicion si ish-kryeministër. Ai po mendon  për të përforcuar pozitat e tij politike. Unë mendoj se atij do t’i vijë surpriza nga qytetarët, pasi ka një rritje të pakënaqësisë e cila do të rritet edhe më shumë me rritjen e taksës”,-tha gazetari Lavdrim Lita.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rada Trajkoviq: Për votuesit e Vuçiqit, 10.000 dinarët janë më të rëndësishëm sesa Kosova

Story i radhës

Çfarë zbuluan dosjet e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein? BBC zbardh listën me emrat e famshëm, nga Princ Andrew, Michael Jackson dhe Bill Clinton

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë