Gazetari Marin Mema morri mirënjohje nga Komuna e Haraçinës

November 26, 2022
1 minut lexim

Sot gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Marin Mema, është dekoruar me mirënjohje nga ana e kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, shkruan Open-TV.

Gazetari hulumtues në Haraçinë po qëndron me rastin e Festave të Nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar.

Marketing

Me këtë rast ishte organizuar një manifestimin kulturoro-artistik, në të cilën morën pjesë qytetarë të Haraçinës, mysafirë të tjerë, si dhe studentë nga Universitetet tona.

Një i moshuar i dhuroi Memës një plis.

Të pranishmit patën mundësinë që t’i parashtrojnë pyetje gazetarit Mema.

Pas përfundimit të manifestimit, ai ka vizituar edhe varrezat dëshmorëve. Ky organizim ishte realizuar me iniciativë të gazetares ambicioze, Emira Selimi, ndërsa ishte mbështetur nga Komuna e Haraçinës./Open-TV/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tre vite nga tërmeti në Shqipëri, shumë familje në pritje nga rindërtimi

Story i radhës

Keni frikë të udhëtoni me avion? Disa mënyra se si të “kapërceni” ankthin

Të fundit nga

ShkoLartë