Gazetari kroat nis grevën para Ambasadës serbe në Zagreb: Kush e vrau Vladimir Cvijan dhe Oliver Ivanoviqin?

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq njoftoi të hënën, më 9 tetor, përmes llogarisë së tij në Twitter se do të hyjë në grevë urie para Ambasadës serbe në Zagreb.

Si arsye të grevës së urisë, Margetiq përmend faktin se Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe Aleksandar Vulin, drejtori i BIA-s, nuk e lejojnë të hyjë në Serbi.

“Fillova grevë urie para ambasadës serbe në Zagreb!”, shkruan ai.

Para ambasadës së Serbisë në Kroaci, Margetiq ka varur një poster me foton e tij, mbi të cilin janë ngjitur mbishkrimet “Kush e vrau Vladimir Cvijan?” dhe “Kush e vrau Oliver Ivanoviqin?”

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sinjali më i qartë

Story i radhës

Ahmeti: Zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt! Nëse VMRO-së i pengon BDI-ja në drejtim të vendit, ne tërhiqemi nëse ata votojnë ndryshimet kushtetuese

Të fundit nga