Gazetari: Ja pse ndodhi përplasja mes Braçes dhe Xhafajt

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku foli në lidhje me situatën në Partinë Socialiste pas pranimit në Kuvend të kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Lita tha se brenda të majtëve ka filluar të ndihet tensioni dhe kjo është reflektuar në debatin e djeshëm jashtë kamerave në Kuvend, mes Erion Braçes dhe Fatmir Xhafës.

Gazetari tha se Braçe kërkonte që kërkesa e SPAK për Ahmetajn të miratohej që ditën e djeshme ndërsa Xhafaj kërkonte të fitonte sa më shumë kohë në mënyrë që të merrte sa më pak kosto Partia Socisliste.

“E shikoj sepse po ndodh dhe diçka brenda PS, kanë filluar shenjat e para të nervozizmit për çfarë po ndodh. Pasi dhe sherri mes Braçes dhe Xhafajt nuk ishte aq banal. Pasi Braçe donte që të votohej që ditën e djeshme dhe Xhafaj ka kërkuar që të fitohej kohë dhe të ruhej më shumë Partia Socialiste se sa Ahmetaj. Edhe brenda tyre kanë parë që gjëja po shkon shumë thellë dhe mund të merret nën hetim dhe Gjiknuri, siç po duket. Edhe mbrojtja e tij me faksimile ditën e djeshme, do të thotë se ai ishte përgatitur për t’u mbrojtur se SPAK mund ta ketë pjesë të hetimeve. Pasi nëse hetohet dhe Gjiknuri i bie që e gjithë kupola dhe numrat 2 të PS të jenë nën hetim përveç Ramës.

Gjithashtu Lita zbuloi dhe arsyen pse Vangjel Dule abstenoi gjatë votimit të sotëm në Kuvend për kërkesën e arrestimit të Ahmetajt.

“Vangjel Dule ka qenë në një dhomë me Arben Ahmetajn dhe një kolegun tonë gazetar në 91-shin. Kur e kanë nisur karrierën e tyre publike Dule ka qenë në një dhomë me Ahmetajn, ndaj sot abstenoi. Edhe pse sipas burimeve të mia Ahmetaj e ka mashtruar disa herë Vangjelin për çështje të ndryshme”, tha Lita.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Havertz thumbon Chelsean pas ndeshjes së parë me Arsenalin

Story i radhës

Analiza e REL: BE pret hapa të tjerë nga Kosova për të hequr masat

Të fundit nga