Gazetari italian: Shqipëria ka potencial të madh turistik

May 5, 2025
min lexim

Giuseppe Mazzei, një emër i njohur i gazetarisë italiane me mbi 25 vite përvojë, ka zgjedhur të kalojë një fazë të re të jetës në Shqipëri. Që prej një viti ai jeton në Durrës, një qytet që e ka përqafuar jo vetëm për bukurinë e tij bregdetare, por edhe për ngrohtësinë që i ofron çdo ditë

“Unë jam i lumtur që zgjodha Durrësin. Jetoj këtu që prej një viti. Këtu jetohet mirë, është një qytet i qetë, deti mbi të gjitha, jo kaotik, ushqimi është i mirë, ajri i pastër dhe për një që vjen nga Roma si unë, këtu bën një jetë më relaksuese. Të jetosh në Durrës është si të jetosh në Itali. Kemi shumë gjëra të përbashkëta. Shqiptarët i shohin italianët si një popull mik”, tha Giuseppe Mazzei.

Edhe pse në pension, pasioni për gazetarinë mbetet i gjallë. Ai ka krijuar një portal informativ me synimin për të ndërtuar ura komunikimi mes dy vendeve.

“Këtu në Shqipëri ka shumë për të zbuluar. Unë kam krijuar një portal lajmesh. Një portal në funksion të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy popujve, që kanë shumë gjëra të përbashkëta. Shqipëria, megjithëse është e vogël, ka potencial të fuqishëm”, tha Giuseppe Mazzei.

Ai është i mahnitur nga potenciali që ofron Shqipëria, veçanërisht në turizëm, ekonomi dhe kulturë.

“Nga pikëpamja e turizmit ka treguar se është fantastike. Jo vetëm për turizmin detar, por edhe për atë malor apo të brendshëm, agrokulturën, sektorin energjetik. Një vend me një histori shumë të pasur. Eshtë vendi më interesant, midis vendeve të tjera të rajonit. Pasi këtu nuk mungon edhe ana artistike dhe kulturore. Kështu që Shqipëria është e gjitha për t’u zbuluar”, tha Giuseppe Mazzei.

I vëmendshëm ndaj zhvillimeve në vendin ku jeton, Xhuzepe ka ndjekur me interes fushatën zgjedhore dhe e vlerëson profesionalizmin e mediave shqiptare. Sipas tij, liria e medias dhe hapësira për mendime të ndryshme janë tregues të një realiteti që ecën përpara.

“Shoh që media këtu ka ecur përpara. Kam vizituar dhe studiot televizive dhe janë pararojë. Unë po studioj gjuhën shqipe dhe me aq sa mund të kuptoj, më duket se ka një ekuilibër në media në përgjithësi, ka liri”, tha Giuseppe Mazzei.

Jeta mes shqiptarëve e ka shtyrë të mësojë edhe gjuhën shqipe, si një mënyrë për të qenë më afër vendit që e ka mirëpritur.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Sa të sigurtë jemi në komunikacion? Qytetarët: Nuk jemi të sigurtë në rrugë

Story i radhës

Ky është mesazhi për Kosovën që u shfaq në Novi Pazar ndaj Partizanit të Beogradit! Amina e publikon

Të fundit nga

Dielli po ‘vret’ satelitët e Musk

Dielli ka filluar të shkatërrojë satelitët Starlink të Elon Musk, duke ngritur alarm midis shkencëtarëve. Ndërsa dielli arrin maksimumin e tij diellor, kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, po dëshmojmë një aktivitet
sqmken
ShkoLartë