Gazetari Hoxha: Xhamia e Namazgjasë, arsyeja kryesore e vizitës së Erdoganit nëser në Shqipëri

min lexim

Gazetari nga Shqipëria, Ardit Hoxha, ka folur për vizitën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që do ta bëjë nesër në Tiranë.

Sipas Hoxhës, në fokus të kësaj vizite pritet të jetë inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë, ku siç tha ai, është një nga më të mëdhat në Ballkan.

“Ndërtimi i saj ka nisur që nga viti 2015, por nisja është zvarritur për shkak të përplasjeve të forta që kanë qenë në Shqipëri mes drejtuesve të komunitetit mysliman të Shqipërisë dhe financuesve të xhamisë, që në këtë rast është komuniteti mysliman i Turqisë, apo Qeveria e Turqisë, përmes agjencive të ndryshme”.

“Nga ajo që është bërë e ditur deri në këto momente, agjenda zyrtare paraprinë që Erdogani, bashkë me gjithë trupën që e shoqëron atë në vizitat jashtë vendit, do të mbërrij në Tiranë rreth orës 11:30, më pas do të ketë takim bilateral me kryeministrin Edi Rama, më pas do të ketë takim mes Këshillit të Bashkëpunimit Shqipëri – Turqi. Pas këtij takimi do të firmosen tri marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë, që është edhe arsyeja zyrtare”, tha Hoxha.

Më tej, Hoxha tha se marrëveshjet që pritet të nënshkruhen nesër kanë të bëjnë me fushat e arsimit, bujqësisë dhe agjencisë së informacionit për mediat, teksa inaugurimi i xhamisë pritet të bëhet rreth orës 17:00.

BURIMI: Bota Sot

Story i mëparshëm

‘Po mashtron!’ – Acarohet debati mes Spahiut e Matoshit – ‘A po t’dhemb goja a?’

Story i radhës

‘Ndalimi i shamisë në shkolla’ – Rovena Tujani – Klinaku: E drejta e arsimit mbi të gjitha!

Të fundit nga