Pasi një mjek nga Drenasi publikoi disa rentgenë të rasteve të lëndimit nga mjetet piroteknike, gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitia ka reaguar duke thënë se ato imazhe “nuk janë në Kosovë”.
“Imazhet e rentgenit nuk jane ne Kosove. Eshte nje montazhe e publikuar se paku ne janar 2022, me qellim ndergjegjesimin e njerzve per rrezikun nga mjetet piroteknike”, ka shkruar Vitia.
“Fotografite po qarkullojne si lajm ne disa media ne Kosove pas postimit te nje mjeku nga Drenasi i cili nuk e ka sqaru se imazhet nuk jane te tij ose te QKMF-se”, ka shtuar ai.