Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Gazetari dhe poeti Aleksandër Çipa vlerësohet me medaljen e artë ”Aleksandri i Madh” nga ” Klubi i ideve” në Salaminë-Greqi – Gazeta.mk

Gazetari dhe poeti Aleksandër Çipa vlerësohet me medaljen e artë ”Aleksandri i Madh” nga ” Klubi i ideve” në Salaminë-Greqi

min lexim

Në datën 10 Nëntor 2024 në ishullin e Salaminës, pranë Athinës, shkrimtarë, poetë dhe figura të njohura nga disa vende të Europës, morën pjesë në veprimtarinë e përvitshme të organizatës ndërkombëtare ” Klubi i Ideve” që ka për drejtues shkrimtarin, poetin, kritikun dhe studiuesin e njohur Dinos S. Kubatis.

“Klubi i Ideve” është një forum ndërkombëtar i krijuar së pari nga personalitete dhe ontelektualë me reputacion në Salaminë-Athinë. Në fundjavën që lamë pas, në sallën kryesore të Bashkisë së Salaminës, u mbajt edicioni i 41-të i këtij forumi për ndarjen e medaljeve të arta “Aleksandri I Madh” të cilat lauruan emra të njohur nga disa vende europiane dhe ballkanike si: nga Polonia, Franca, Greqia, Shqipëria, Kosova etj.

Në çertifikatën e nderit që ndahet së bashku me medaljen e artë: “Aleksandri i Madh”, të firmosur nga shkrimtari, kritiku, poeti dhe autoriteti kulturor zoti Dinos S.Kubatis, theksohet motivi: “…për shërbim shoqëror nëpërmjet fushës ku z. Aleksandër Çipa, shërben me nder dhe profesionalizëm në lartësinë e duhur”.

Duke marrë medaljen në këtë edicion Çipa falenderoi jurinë për vlerësimin dhe theksoi në gjuhën e vendasve se : “Botën nuk e rregullon letërsia, por ajo e bën më të mirë, sidomos fqinjësinë” .

Nga hapësira shqiptare në edicionin e 41-të të ndarjes së medalies së artë, u vlerësuan poeti Flamur Shala, Profesori Mehmet Prishtina, bibliotekarja Jorida Dhëmbi.

Shkrimtarja Entela Kasi, presidente e PEN-Club Albania, vlerësoi me këtë rast zotin Kubatis me një medalje mirënjohjeje.

Në edicione të mëhershme me këtë medalje në vite janë vlerësuar personalitete të larta të letërsisë dhe kulturës shqiptare si Ali Podrimja, Fatos Arapi, Ilirian Zhupa, Alketa Gashi Fazlliu, Migena Arllati,, Bardhyl Maliqi etj., etj.

Story i mëparshëm

​Vazhdojnë përgatitjet e “Dardanëve” për sfidën me Rumaninë

Story i radhës

Bekteshi: Nuk do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike, por mund të ketë rritje

Të fundit nga