Gazetari anglez i trazon tifozët e Argjentinës: Ky do të jetë rezultati i finales

December 18, 2022
1 minut lexim

Piers Morgan, gazetari anglez i The Sun i ka trazuar fansat e Lionel Messit këtë paradite.

Ndërsa shumë futbolldashës presin dhe duan që Messi sot ta fitojë Kupën e Botës, gjënë e vetme që i mungon në karrierën e tij të mahnitshme, Morgan bëri një parashikim tjetër.

“PARASHIKIM: Franca do ta mposhtë Argjentinën 3-1 për ta fituar Kupën e Botës. Mbappe do të shënojë dy herë, Griezmann do të jetë lojtari i ndeshjes dhe Messi do të qajë”, ka shkruar Morgan në Twitter.

‘Tweet’-i i tij shkaktoi shumë reagime. Morgan është gazetari që së fundmi arriti ta intervistonte Cristiano Roanldon dhe për të, portugezi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky aksesor do të bëjë çdo veshje tuajën dimërore të duket e shtrenjtë

Story i radhës

Bërxull, protestë kundër rrugës/ Banorët kërkojnë kompensim sipas tregut, firma “Gener 2” filloi punimet pa leje ndërtimi

Të fundit nga

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë