Gazetarët e bojkotuan, Kryeziu e arsyeton vonesën për mbajtjen e konferencës

Mediat e kanë bojkotuar konferencën që do të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, këtë të mërkurë.

Kjo pasi gazetarët e akredituar për ta përcjellë mbledhjen, kanë pritur gati një orë për konferencën e paraparë.

Lidhur, me këtë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se vonesat kanë ndodhur për shkak që pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar.

Postimi i tij i plotë:

Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar.

Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht. Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë.

Story i mëparshëm

Hetimet për vrasjet më “21 janar”/ Prokuroria e Tiranës zbarkon në shtëpinë e Aleks Nikës në Lezhë pas publikimit të audiopërgjimit

Story i radhës

“Menaxhimi efikas i financave publike”, Selami njofton për marrëveshjen e re të DAP me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Financave

Të fundit nga