Gazetarët e Bild-it gjerman sulmohen në Ukrainë nga të shtënat e rusëve – pamjet tregojnë momentin e frikshëm

1 minut lexim

Më 22 qershor, gazetarët e Bild-it gjerman u gjendën të rrezikuar nga të shtënat e rusëve në dalje nga Lysychansk (rajoni i Luhansk).

Sipas mediave të huaja, reporteri i Bild, Paul Ronzheimer, së bashku me fotografin Giorgos Moutafis dhe Vadym Moisenko, u vunë nën zjarr teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Lysychansk, i cili është rrethuar pothuajse plotësisht nga ushtria ruse.

Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Megjithatë, vetura e tyre ka pësuar një dëmtim, përkatësisht asaj i është thyer një xham.

“Sulmi tregon edhe një herë se ushtria ruse nuk bën dallime midis objektivave ushtarake dhe civile, por thjesht bombardon gjithçka”, ka thënë Ronzheimer. 

Pamjet mund t’i ndiqni KETU

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ed Sheeran merr një milion euro dëmshpërblim

Story i radhës

Zelensky, optimist për lajmet nga Brukseli

Të fundit nga