Granit Xhaka është vlerësuar me notën më të lartë në ekipin e Zvicrës për ndeshjen me Portugalinë.
Gazeta e madhe zvicerane, 20 Minuten, e ka vlerësuar Xhakën me notën katër. Ishte i vetmi lojtar i Zvicrës që mori notë katër, që është “performancë e mirë”.
“Edhe kur ishte shumë prapa, ai ka mbajtur kokën lart, nuk është dorëzuar dhe ka provuar të vazhdojë të luajë. Kapiteni sërish tregoi cilësitë e liderit”, ka shkruar “20min.ch”.
Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notën tre, si disa lojtarë të tjerë. “20min.ch” ka dhënë edhe nota dy e një.
Nota tre, sipas kësaj gazete, jepet për paraqitje të zbehtë.
Për Shaqirin gazeta zvicerane ka shkruar se nuk ka luajtur me zjarrin e njëjtë si ndaj Serbisë dhe është dëshpëruar nga shokët e skuadrës dhe kundërshtarët.