Gjykata Kushtetuese ka sjellë tashmë vendimin për shfuqizimin e tre neneve kryesore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i njohur ndryshe si Ligji për gjuhën shqipe zyrtare. Madje, është shkruar edhe arsyetimi i vendimit, ndërsa i njëjti do të shpaloset më 18 tetor, në mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese për kur është caktuar diskutimi për tre nenet e kontestuara, iniciativë kjo e Komisionit për Antikorrupsion dhe 13 nismave tjera që vijnë nga organizata qytetare, parti politike dhe shoqata të ndryshme.
Gazeta KOHA merr vesh se bëhet fjalë për nenin që parashikon gjuhën shqipe në monedhat e Maqedonisë së Veriut, nenin për gjuhën shqipe në uniformat e policisë dhe ushtrisë, si dhe nenin që lejon përdorimin e gjerë në gjyqësi. Me vendimin politiko-juridik të Gjykatës Kushtetuese janë njoftuar liderët e partive të koalicionit VLEN, ambasadat kryesore në Shkup, ndërsa ky njoftim i ka shkuar edhe Tiranës zyrtare.
Burimi: tv21