gaz lotsjelles dhe uje me presion ndaj protestuesve cfare po ndodh te sheshi wilson 674608947d25f

Gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve, çfarë po ndodh te sheshi Wilson

November 26, 2024
1 minut lexim

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe më pas ujë me presion për të shpërndarë protestuesit e pozicionuar te sheshi Wilson.

Megjithëse disa deputetë të opozitës dhe Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, arritën të bllokonin për disa minuta autobotin me ujë, madje duke u ngjitur mbi makinën që përdoret nga policia kundër protestave të dhunshme,  në drejtim të protestuesve u hodh gaz lotsjellës.

Në momentin që pati një zhvendosje të tyre si pasojë e gazit dhe të deputetëve nga autoboti, nga ky i fundit u lëshua ujë me presion, duke detyruar protestuesit që të largoheshin nga rruga.

Duket se qëllimi i policisë në të 5 kryqëzimet ku po protestohet është që të largojë protestuesit nga rruga, duke e konsideruar këtë si vepër penale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rashiq nuk pret asgje nga takimi i radhes ne bruksel 674607e3f1aef
Story i mëparshëm

Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel

brazili kerkon qe apple te hape app store per sistemet alternative te pagesave 67460ab01a927
Story i radhës

Brazili kërkon që Apple të hapë App Store për sistemet alternative të pagesave

Të fundit nga

ShkoLartë