Gattuso pret me padurim të sfidojë Ancelottin

June 8, 2022
1 minut lexim

Gennaro Gattuso ka folur për Corriere della Seria si trajneri i ri i Valencia-s (zyrtarizimi nuk është bërë akoma) dhe është ndalur te Ancelotti:

“Unë jam gjithmonë tifoz i carlo-s. Si mund të mos jem? Kam fituar 11 trofe me të. Është një maestro. Arrin të menaxhojë çdo grup”, ka thënë ish-mesfushori.

“Ia dilte shumë mirë 30 vite më parë dhe ia del akoma tani, siç ka treguar te Real madrid. Do të jetë bukur ta takoj në fushë, në La Liga”.

Për sa i takon merkatos, në Spanjë kanë filluar të qarkullojnë zërat për një transferim të Mario Balotelli-t nën urdhrat e Gennaro Gattuso-s. Sulmuesi vjen nga një sezon shumë i mirë në Turqi me fanellën e Adana Demirspor, me të cilën ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

Sipas El Chiringuito, Super Mario mund të kthehet të luajë në një nga kampionatet kryesore të Europës. Më saktësisht në La Liga.

Media spanjolle ka bërë të ditur se Gennaro Gattuso po mendon ta marrë sulmuesin pasi të jetë zyrtarizuar kalimi i tij në drejtim të Valencia-s.

Kështu, pas Serie A, Premier League dhe Ligue 1, ish-ylli i Inter-it dhe Milan-it mund të koleksionojë kampionatin e katërt nga pesë më të rëndësishmit në karrierën e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Manaj nuk pranon ofertën e Spezias për të ulur rrogën

Story i radhës

​SHBA paraqet planin për partneritet të ri me vendet e Amerikës Latine

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë