Gati të kthehet në Europë

min lexim

James Rodríguez do të ta mbyllë përvojën e tij në radhët e Al Rayyan (skuadër në Katar) në javët e ardhshme. Sipas gazetarit të “Win Sports”, Felipe Sierra, mesfushori dhe menaxheri i tij do të kërkojnë një destinacion të ri për sezonin e ardhshëm.

“James Rodríguez (30 vjeç) nuk do të luajë më tek Al Rayyan.

Kolumbiani tashmë ka komunikuar dëshirën e tij për t’u larguar dhe Jorge Mendes po punon për këtë. Dëshira e tij është të kthehet në Evropë, me ulje page,” – ka postuar në llogarinë e tij në Twitter gazetari në fjalë.

James, i cili aktualisht është i dëmtuar, është kërkuar në Turqi javët e kaluara. Shtypi turke e lidhi kolumbianin me dy nga skuadrat më të mëdha: Galatasaray-n dhe Fenerbahcen.

James Rodríguez nënshkroi një kontratë me Al Rayyan deri në qershor 2024, pasi luajti një sezon te Evertoni në Angli.

Synimi i James ishte që të kishte vazhdimësi në Katar dhe më pas të shkonte në një ligë të nivelit më të lartë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin: Ende shpresojmë për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën

Story i radhës

Mediu: Lufta në Ukrainë do të zgjasë, varet se çfarë qëndrimi do të mbajë NATO

Të fundit nga