Ai nuk mund të rrijë pa projektuar një tjetër projekt muzikor. E kemi fjalën për artistin nga Malësia, i njohur dhe i kërkuar kudo, David Dreshaj, i cili sapo ka realizuar klipin e këngës së tij më të re që pritet të publikohet shumë shpejt.
Kënga ka një titull shumë romantik: “Te Quiero – Je T’Aime”.
Sipas fotove që ai ka paralajmëruar, do të jetë shumë ritmike dhe e bukur. Mësojmë se kënga është punuar nga YooEngli, me melodi, tekst dhe beat nga J. Gashi, Engli Versal dhe David Dreshaj; master-mix nga Engli Versal dhe J. Gashi; dhe video nga Mars Studio në Kosovë dhe Endrit Rrahimi.
Artisti është kuruar në detaje edhe për dukjen e tij, me idetë e veta dhe stilim nga Nada Jovanovic, dhe do ta shoqërojnë balerinat bukuroshe me një super koreografi.
Kënga do të lansohet në të gjitha platformat digjitale pasditen e të mërkurës, dhe padyshim se të gjithë e presin.
Burimi: botasot.info