“Gati për shkatërrim”! Çfarë po paralajmëron Noizy pas sherrit të bujshëm me Cllevion?!

1 minut lexim

Reperi i njohur Noizy ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pas sherrit të bujshëm me Cllevion dhe tritolit që iu vendosë në biznesin e tij, në Durrës.

Pas këtyre incidenteve, reperi i famshëm ka tërhequr vëmendje me një tjetër gjë, pikërisht me projektet e reja muzikore.

Ndërsa rrjeti ziente për sherrin e bujshëm, reperi publikoi duetin me Ylli Limanin. Ndërsa shijon suksesin e këngës “Alkool”, Noizy ka paralajmëruar bashkëpunimin me Loredanën që do të publikohet me 17 Qershor. “Heart attack @loredana 17/June gati për shkatërrim”, shkruan ai.

Kujtojmë që Noizy ka dhe një duet tjetër pritet të publikojë dhe një duet me Xhensila Myrtezaj. Për këtë të fundit, ende nuk ka një datë publikimi. Ata kanë “ngacmuar” fansat me një sekuencë nga kënga që kanë ndarë në rrjete sociale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Revolucion te Interi, priten edhe shtatë largime të tjera

Story i radhës

Të paktën tre të vrarë në sulmin ukrainas në Donetsk

Të fundit nga