Dafina dhe Kreshniku po vijojnë me përgatitjet e dasmës dhe ne mezi presim të marrim vesh më shumë. Partneri i Dafinës ka publikuar një ftesë dasme, duke na treguar se ka nisur shpërndarja e ftesave për të ftuarit në dasmën VIP.
Ç’dihet deri më tani për dasmën e tyre?
Së pari, me përgatitjet po merret burri
E ftuar në “E Diela Jonë”, Dafina pohoi se Kreshniku po merret me përgatitjet. Ajo thjesht është përfshirë nga pak, nga ana e muzikës.
Dasma do të bëhet nga fundi i vitit
“Nga fundi i vitit, me kismet e kemi lënë të martohemi”, tha ajo, duke shtuar se nuk do që të bëjë dasmë në sezon veror.
Dafina u propozua nga Kreshniku në ditëlindjen e saj
“Do të martohesh me mua,” ishte pyetja e të dashurit të saj, ndërsa Dafina duket se ka thënë “Po”, duke marrë unazën e madhe që shkëlqen në dorën e saj. “Kreshnik Gjergji, të dua!” ka shkruar këngëtarja në postimin në rrjetet sociale, duke hapur kështu një kapitull të ri në çështjen e ndjenjave.
Në lidhje me fustanet?
E ftuar në “Radar”, Dafina u shpreh:
“Kam nisur të punoj me fustanin e nusërisë. Nuk dua të ndërroj shumë. Dua të shijoj dasmën time, kam vendosur të ndërroj vetëm dy fustane”, u shpreh këngëtarja, duke shtuar se dasma është diçka shumë personale. “Kam dashur njerëz që ma duan të mirën si njeri, jo vetëm për t’u dukur”, u shpreh këngëtarja.
Kush do të performojë në dasmë?
Do të performojë Afrim Muçiqi, sigurisht edhe artistë të tjerë, të cilët për momentin nuk i dimë.
Po planet për një bebush?
Patjetër që është në planet e çiftit. Në intervistën e saj në “Radar”, këngëtarja tha “Unë bebet i dua shumë, shumë, shumë. Edhe shyqyr që i do edhe ai shumë”, u shpreh Duffy, referuar partnerit të saj, Kreshnikut. “Nuk janë gjëra që planifikohen dhe pse jo sa më shpejt ndoshta. Kam plane”.
Burimi: botasot.info