gati oferten rekord per sulmuesin e napolit 63e227c5cba0e

Gati ofertën rekord për sulmuesin e Napolit

February 7, 2023
1 minut lexim

Mançester Junajtedi është në proces rindërtimi dhe shumë i vëmendshëm ndaj mundësive që i paraqiten në merkato.

Siç raporton “Daily Mail”, “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Napolit, Osimhen, për të cilin janë të gatshëm ta bëjnë blerjen më të shtrenjtë në Premier Ligë.

Kjo gazetë siguron se Junajtedi po përgatit një ofertë për sulmuesin napolitan që do jetë mbi 120 milionë euro.

Në rast se operacioni do të mbyllet me sukses, do të jetë shitja më e shtrenjtë në historinë e Napolit, duke tejkaluar 90 milionët që Juventusi pagoi për Higuain në verën e vitit 2016 dhe gati duke dyfishuar 64.5 milionët që PSZH shpenzoi për Kavanin.

Osimhen është “ylli” i skuadrës kryesuese të Serisë A.

Nigeriani ka shënuar 16 gola në 17 ndeshje në elitën e futbollit italian këtë sezon me një mesatare një gol për 89 minuta.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arriti ne turqi skuadra e kerkim shpetimit nga shqiperia 63e2258269093
Story i mëparshëm

Arriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria

parashikoi termetin 3 dite para se te ndodhte kush eshte sudiuesi holandez cfare deklaroi pas tragjedise 63e22ad3af5ae
Story i radhës

Parashikoi tërmetin 3 ditë para se të ndodhte, kush është sudiuesi holandez. Çfarë deklaroi pas tragjedisë

Të fundit nga

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë