Gati la pa drita një pjesë të Durrësit, shihni se si i vidhte kabllot elektrike i riu. Kamerat e sigurisë e kapin ‘mat’

min lexim

Vidhte kabllo elektrikë të ndriçimit të qytetit, duke krijuar shqetësim për qytetarët dhe pushuesit, arrestohet 34-vjeçari në Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi i riu me inicialet E. R., ndërkohë janë sekuestruar qindra metra kabllo elektrikë të ndriçimit të rrugëve të qytetit të Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e bëra nga Bashkia Durrës dhe nga shqetësimet e qytetarëve, të adresuara në Policinë e Durrësit, se një shtetas këpuste kabujt e furnizimit me energji elektrike, me qëllim vjedhjen e tyre, duke lënë për pasojë, në errësirë, rrugët e qytetit të Durrësit, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas disa ditësh hetime dhe ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-E. R., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale, rreth 350 metra kabuj elektrikë që i kishte këputur dhe vjedhur nga shtyllat e ndriçimit të rrugëve të qytetit të Durrësi.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas një sëmundje të rëndë, vdes ish futbollisti!

Story i radhës

VMRO-DPMNE: Me propozimin francez, Maqedonia fiton vetëm asimilim dhe negociata pa fund

Të fundit nga