Gati kontratë në Spanjë ose Francë, Pogba i jep fund me United

April 26, 2022
1 minut lexim

Paul Pogba ka mbyllur jo vetëm sezonin me Manchester United si pasojë e një dëmtimi të pësuar në ndeshjen ndaj Liverpool në Premier League, por duket se nuk do të rikthehet të veshë më fanellën e Djajve të Kuq pasi në verë do të jetë një futbollist i lirë për të zgjedhur vetë destinacionin e radhës.

Francezi ka ofertë nga PSG dhe Real Madrid ndërsa po merr kohë për të vendosur, teksa e vetmja siguri është se Manchester United konsiderohet një eksperiencë e mbyllur. Të paktën veprimi i fundit nga mesfushori nuk lë shumë hapësirë për interpretim, teksa sipas Daily Mail, 29-vjeçari ia ka bërë të ditur shokëve të skuadrës se nuk do të zbresë në fushë përkrah tyre sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Pogba është larguar edhe nga grupi i futbollistëve të United në WhatsApp duke shkëputur në këtë formë të gjitha lidhjet me klubin, ndërsa fokusi i tij është vetëm rikuperimi dhe e ardhmja.

Sakaq, përveç PSG dhe Real Madrid, Pogba pret edhe një lëvizje nga Juventus për një rikthim të bujshëm në Torino, megjithatë paga e lartë e mesfushorit ka bërë që negociatat me italianët të ecin me shpejtësi të reduktuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SASHK-u sot duhet të vendos për përfundimin e grevës

Story i radhës

“Ky është çmimi që duhet të paguash kur…”/ U shfaq e përlotur në rrjetet sociale, si reaguan personazhet publike ndaj Beatrix Ramosajt

Të fundit nga

ShkoLartë