Prezantuesja Fatma Haxhialiu ka shprehur sot mllefin e saj në lidhje me “mikpritjen” që po bëhet pushuesve shqiptar në bregdetin e Shqipërisë.
Në një postim në Facebook ajo ka treguar se si familjarët e saj nuk janë pritur mirë në Dhërmi ndonjëse kanë paguar një shumë të konsiderueshme parash për pushime.
Ajo ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës janë ata që investojnë dhe paguajnë në turizmin shqiptar.
Postimi i plotë:
Jam penduar që njërezit e mi të burrit i sugjerova ne Dhërmi (duke u nis nga para disa vitesh që i kish pëlqyer dhe donin sërish të shkonin aty) e në një vend që mendoja se bën një farë diference në shërbim, vetëm fjetja ka shkuar 2 mijë e kusur euro, llogarit ushqim e kafe gati 5000€ total një jave dhe as mirëmëngjesi nuk thonë këtë vit, gjithë nerva e negativitet (shto dhe faktin që s’kane pune e janë bërë më zi)
Shkova për një drekë e mu shpif nga energjia e keqe dhe arroganca, turp të kenë për veten e tyre se dhe pak e do ngelen me dele e dhi!
Unë ne në Jug Livadhin dhe Qeparone se ndërroj me asnjë vend tjetër, mundësisht biznese të vogla familjare, qe të presin si mbesën e shpisë, jo si gjaja gjalle 🤬.
Ps: shqiptarët duhet ta kuptojnë që lekun në turitëm e hedhim në të Shqipërisë e Kosovës se talioni e spanjolli, merr bukë e domate në market dhe ha petulla plazhi për darke dhe një pjate makarona ne restorant e hanë për 3 vete, dy ndajnë makaronat, i treti ngjyen salcën me buke!
Burimi: botasot.info