Gjithsej 474 arrestime janë bërë, deri më tani, në Turqi në vazhdën e incidenteve dhe sulmeve që ndodhën në të paktën dhjetë qytete turke kundër refugjatëve sirianë.
Protestuesit e zemëruar bastisën dyqanet në pronësi të refugjatëve sirianë dhe dogjën disa automjete në qytet. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e përshkroi dhunën, e cila nisi me pretendimin se një shtetas sirian kishte abuzuar seksualisht me një fëmijë në Kayseri, si “vandalizëm”.
Megjithatë, protestat u përshkallëzuan dhe u organizuan mitingje në disa qytete turke, duke brohoritur shpesh: “Turqia është e turqve!” ose “Ne nuk duam më sirianë!”. Si kundërpërgjigje, ka pasur sulme kundër turqve në Siri, ku janë sulmuar kamionët turq apo janë grisur flamujt e Turqisë.
Turqia zyrtarisht pret më shumë se 4.5 milionë refugjatë, duke përfshirë 3.2 milionë refugjatë sirianë, por mendohet se numri real është shumë më i lartë.
Burimi: botasot.info