Gashi: Zgjidhja është një qeveri e pakicës ose zgjedhjet – nuk ka opsion tjetër

June 7, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, është shprehur optimist për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje në lidhje me bllokadën institucionale, duke theksuar se statuskuoja është bërë e padurueshme për vendin.

Ai ka thënë se zgjedhja për të dalur nga kjo krizë është krijimi i një qeveri te pakicës ose zgjedhjet të reja.

“Ndoshta dita e Bajramit ja ka zbutur zemrën dhe sheqeri i ka ëmbëlsuar mundën me qenë pak më pozitivë. Jam optimist se duhet të gjindet një zgjidhje. Më e dëmshmja për Kosovën dhe interesin e Kosovës është statuskuoja, e ka mbërritur pikën ku është e pa durueshme.

Zgjidhja është një koalicion qeverisës, një qeveri e pakicës ose shkuarja në zgjedhje, nuk ka opsion tjetër”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kapet duke transportuar pije alkoolike nga Greqia, arrestohet një 53-vjeçar, procedohen tre punonjës të doganës

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë